Cili do të jetë fati i Sylvinhos nëse Shqipëria nuk kualifikohet në Botëror?

Në emisionin “Ndryshe” të drejtuar nga Salsano Rrapi dhe Elona Duro, të ftuar kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe gazetari sportiv, Endi Tufa. Ky episod ka pasur fokus të plotë në sport dhe ka trajtuar ndeshjen e rëndësishme Shqipëri-Ukrainë.

Armand Duka shprehu kënaqësinë për performancën e lojtarëve dhe ekipit organizues, duke vlerësuar gjithashtu çdo ndeshje si shumë të rëndësishme. Ai e përmbylli këtë pjesë të intervistës duke u dhënë atyre notën më të lartë – dhjetë.

Megjithatë, atmosfera ka qenë e ngrohtë dhe me të qeshura gjatë diskutimeve, veçanërisht kur moderatorët kanë bërë pyetje të drejtpërdrejta. Salsano Rrapi ka pyetur Armand Dukën se çfarë fati mund të ketë trajneri Sylvinho nëse Shqipëria dështon të kualifikohet për Botëror.

Duka, me humor, është përgjigjur:

“Vdekje, pushkatim, ose varje…”


Shtuar 20.11.2024 18:45