Cilësohej si muza e Pablo Pikasos, ndahet nga jeta piktorja franceze

Francois Gilot, piktorja dhe muza e Pikasos, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare.

Gilot vdiq në një spital të Manhatanit. Vdekja e saj u konfirmua për New York Times nga vajza e saj, duke shtuar se nëna e saj kishte pasur sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

Piktorja franceze ishte për më shumë se një dekadë, muza dhe shoqëruesja e Pablo Picasso-s. Por në të njëjtën kohë Zilo ishte e vetmja grua që e la. Në fakt, një libër me titull “Gruaja që tha jo” nga Malte Herwig i referohet jetës së saj.

E lindur në një familje të pasur pariziane, Gilot ishte tashmë një piktore e përkushtuar kur takoi Pikason, 40 vjet më i madh se ajo, në një restorant francez kur ishte vetëm 21 vjeç. Pas 10 vitesh dhe pasi kishte duruar disa dashnore, ajo e la atë me dy fëmijët e saj. Paloma dhe Klod.

Françoise Gilot u largua nga Picasso në vitin 1953. Picasso i kushtoi asaj pikturën Bust of a Woman, e cila mund të shihet në Muzeun Martin Gropius Bau në Berlin. Ndarja e tyre shënoi fillimin e një periudhe të re artistike për të dy.


Shtuar 7.06.2023 18:07