Cigarja do të kthehet në legjendë? Zelanda e Re synon brezat e ardhshëm pa duhan

Zelanda e Re ka njoftuar një sërë propozimesh që synojnë nxjerrjen e një ligji që nuk do të lejojë të pinë duhan të lindurit nga viti 2004 e lart. Me këtë ligj synohet të krijohet një brez pa duhan.

Pra, kushdo që ka lindur pas vitit 2004, pirjen e duhanit do ta ketë të ndaluar me ligj.

Gjithashtu në shqyrtim është theksuar dhe një ulje e ndjeshme e nikotinës së lejuar në produktet e duhanit, ndalimin e filtrave, caktimin e një çmimi minimal për duhanin dhe kufizimin e vendeve ku duhani dhe cigarja mund të shiten.

Propozimet janë mirëpritur nga një numër i lartë i organizatave të shëndetit publik, por nuk kanë munguar as kritikat për pasoja të mundshme të padëshiruara, duke përfshirë falimentin e disa dyqaneve të vogla dhe mundësinë e një tregu të zi për të zgjeruar shitjen e duhanit.

Ky propozim ka nxitur gjithashtu pyetje në lidhje me se, deri në cilën shkallë qeveria duhet të ndërhyje në jetën e njerëzve, pasi ekziston një parim filozofik rreth të rriturve që janë në gjendje të marrin vendime për veten e tyre, brenda arsyes.

1 në 4 persona në Zelandën e Re vdesin nga kanceri i shkaktuar nga duhani në Zelandën e Re, dhe rreth gjysmë milioni banorë e pinë çdo ditë.


Shtuar 16.04.2021 13:47