Çifti Berisha “përvesh mëngët”, zbresin sot në terren për takim me bazën (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha mban sot takimin e parë elektoral në Sukth, në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë Liri Berisha ka udhëtuar drejt Vlorës, në 30 vjetorin e themelimit të LDG dega Vlorë.

Bashkëshortja e ish-kryeministrit është e shoqëruar nga kryetarja në detyrë e LDG-së, Albana Vokshi, në këtë aktivitet që do të mbahet në qytetin bregdetar.

Ndërkohë në eventin e organizuar në Vlorë, do të marrë pjesë edhe deputeti Bujar Leskaj, që duket se është vendosur tashmë publikisht në krah të Berishës./albeu.com/