Inter ia ka dalë të triumfojë 2-1 në shtëpi ndaj Salzburg, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm në grupet e Champions League. Ndeshja nisi mirë për austriakët, të cilët kërkuan të befasojnë skuadrën vendase. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 19-të, falë Alexis Sanchez, me një goditje të bukur.
Në fundin e pjesës së parë, ekipi i Inzaghit u përpoq që të dyfishonte shifrat, por e kishte mjaft të vështirë. Në fillimin e pjesës së dytë, Salzburg gjeti ekuilibrat me lojtarin izraelit, Oscar Gloukh.
Të lidhura
None found
Barazimi zgjati shumë pak, pasi Calhanoglu shndërroi në gol një penallti, duke ndezur sërish festën te tifozët e nënkampionëve të Europës në tribuna.
Në minutat e fundit u aktivizua edhe Kristjan Asllani, lojtari i Shqipërisë. Lautaro gjeti golin e sigurisë, por u anulua për offside, pak minuta para fundit. Me këtë fitore, Interi renditet në vendin e parë në grupin D me 7 pikë, ndërsa Salzburg në vendin e 3-të me 3 pikë.
