Çfarë po transportonin? Përplasen dy anije ndërkombëtare në detin Marmara në Turqi

Dy anije që nuk ishin të Turqisë janë përplasur në detin Marmara në shtetin Turk.

Bëhet fjalë për dy anije mallrash me flamur të huaj të cilat u përplasën të dielën në detin Marmara, në provincën veriperëndimore të Çanakalasë të Turqisë, duke shkaktuar dëme, por jo të lënduar.

Lajmin e bënë të ditur mediat lokale të cilat dhanë edhe detaje shtesë mbi anijet në fjalë.

Benitamou, një anije 299 metra e gjatë që transportonte mineral gize në Kinë nga Ukraina, thuhet se u përplas me BC Vanessa, një anije 172 metra e gjatë që transportonte grurë në Egjipt nga Bullgaria, rreth orës 6:00 të mëngjesit me kohën lokale.

Sipas TRT, një transmetues publik turk, anijet u përplasën gjatë rrugës për në një zonë ankorimi përpara se të kalonin ngushticën e Dardaneleve drejt Detit Egje dhe po udhëtonin në kushte mjegull.

Anijet do të dërgohen në rajonin Sevketiye pranë rrethit Lapseki të Çanakales, shtoi TRT.

Benitamou po lundron nën flamurin e Panamasë, ndërsa BC Vanessa është nën flamurin e Barbados, sipas raporteve./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 16:59