Ndërkohë që Kina ende po vaksinon me vaksinën e saj Sinovac personat nën 60-vjeç, ndërsa në Shqipëri kjo vaksinë po injektohet në masë tek të moshuarit.
Zyrtarët në Kinë së fundmi po fokusohen në vaksinimin e personave mbi 60-vjeç por duke shtuar se procesi do jetë më i kujdesshëm dhe jo në masë tek të moshuarit.
Sipas mediave të huaja, zyrtarët shëndetësorë kinezë po vazhdojnë me kujdes vaksinimin, duke përmendur një mungesë në të dhëna, pasi disa nga prodhuesit e vaksinave në Kinë kanë përfshirë më pak njerëz të moshuar në provat e fazës finale të vaksinës në shkallë të gjerë krahasuar me kompanitë homologe në Perëndim.
“Njësitë e hulumtimit dhe zhvillimit po përshpejtojnë punën e tyre, pasi të ketë të dhëna të mjaftueshme të provës klinike të sigurisë dhe efikasitetit, ne do të kryejmë vaksinime në shkallë të gjerë të njerëzve mbi 60 vjeç”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) Mi Feng më 21 Mars.
Kujtojmë që në Shqipëri gjatë muajit mars nisi vaksinimi masiv i të moshuarve me vaksinën kineze Sinovac. /albeu.com/