Policia vijon aksionin për kapen e personave të shpallur në kërkim apo atyre që janë të armatosur. Këtë herë u zhvillua një operacion “blic” në Sarandë.
Nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra, të cilit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni janë ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit./albeu.com