Mbrëmjen e sotme, policia ka nisur një aksion kontrollesh në qytetin bregdetar të Vlorës si dhe në Fier.
Burime bëjnë me dije, se kontrollet po kryhen në hyrje-dalje me qëllim pikasjen e makinave me xhama të zinj dhe arrestimin e personave që janë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu mësohet se po punohet për kapjen e personave që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike./albeu.com