Kompania automobilistike koreane Kia ka njoftuar se do të tërheqë nga tregu si dhe nga klientët më shumë se 410,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të rregullimit të një defekti që besohet se mund të ndalojë hapjen e thasëve të ajrit që shërbejnë për t’i mbrojtur klientët në rast të aksidentit.
Tërheqja e veturave nga kjo kompani do të përfshijë disa lloje të veturave të vogla nga modelet e viteve 2017 dhe 2018, si dhe disa modele të tjera më të mëdha të prodhuara në mes të viteve 2017 deri 2019.
Prodhuesi korean i automjeteve tha se këtyre veturave do tu bëhet një inspektim i sistemit elektronik me qëllim të përditësimit të softuerit apo zëvendësimit të tij.
Pronarët e veturave do të njoftohen me postë duke filluar nga data 21 mars.
Kompania koreane Kia tha se problemet e para u evidentuan në Kore, korrikun e vitit të kaluar.
Kia tha se ka pranuar 13 ankesa të klientëve dhe 947 raportime të tjera, por sipas tyre nuk u raportuan përplasje apo lëndime të udhëtarëve.