Çfarë ndodhi? Basha merr që me mëngjes një lajm të keq nga Twitter (FOTO LAJM)

Kreu i PD Lulzim Basha ka marrë një lajm të keq mëngjesin e sotëm. Twitter i ka kufizuar veprimtarinë lidërit të PD, Lulzim Bashës duke e quajtur llogarinë e tij të “dyshimtë”.

“Kujdes! Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajmërim sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari“, njofton ‘Twitter’ në profilin e kreut të PD-së.

Nuk dihet ende arsyet pse llogaria e demokratit është kufizuar por një ndër to mund të jetë tentimi për t’u hakuar ose postimi automatik i mesazhe në këtë rrjet social. /albeu.com/

 


Shtuar 10.07.2021 10:53