Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë për dhunë në familje.
Sipas policisë, i riu i ka thyer telefonin të dashurës dhe e ka dhunuar. Nuk dihen se cilat kanë qenë arsyet që kanë nisur debatin mes tyre.
“A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dhuna në familje”, pasi i ka thyer telefonin të dashurës dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.