Çfarë ndodhi? 10-vjeçari i ngul thikën 10-vjeçarit në Korçë

Një fëmijë 10 vjeç është goditur me thikë ditën e sotme në Korçë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Stavri Themeli”.

Mësohet se i mituri është goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij në oborrin e shkollës, pas përfundimit të mësimit.

Fëmija ka një të çarë në parakrah dhe është jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar 3.03.2022 16:46