Çfarë mund t’i ofrojë Kina Rusisë?

Ukraina të shtunën i bëri thirrje Kinës që t’i bashkohet Perëndimit për të dënuar pushtimin e aleatit të saj, Rusisë.

Nuk ka asnjë tregues se Kina është gati të braktisë Rusinë. Pekini ka kërkuar të mbajë një distancë diplomatike nga konflikti, duke zgjedhur të abstenojë në një votim në OKB që dënon pushtimin e Rusisë.

Dhe në fakt, jo shumë kohë pas thirrjes së Zelenskit, një zyrtar i lartë i qeverisë kineze tha se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë mbi Ukrainën ishin gjithnjë e më “të egër”.

Moska i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake në mbështetje të pushtimit të saj në Ukrainë, sipas zyrtarit amerikan të cituar në raportet e mediave. Kina thotë se kjo është e pavërtetë dhe i ka quajtur raportet “dezinformacion”.

Por çfarë tjetër mund t’i ofrojë Kina aleatit të saj, veçanërisht kur sanksionet kanë filluar të kafshojnë Moskën?

Kina është një nga tregjet më të mëdha për naftën, gazin dhe qymyrin rus.


Shtuar 20.03.2022 07:13