Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ftuar në emisionin “Log.” të gazetarit Enri Xhafo, ka folur në lidhje me çështjen “McGonigal”, ku për shkak të lidhjevet tij me kryeminsitrin Edi rama po bën bujë në mediat shqiptare dhe ato përtej oqeanit.
I pytur nga moderatori Xhafo se si e komenton heshtjen e ambasadores amerikane të akredituar në Tiranë, Yuri Kim, për këtë çështje, Bushati tha se ashtu si çdo zyrtar tjetër amerikan, askush nuk duhet të komentojë pa thënë fjalën e saj drejtësia më parë.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: A keni një koment për heshtjen e ambasadores amerikane?
Bushati: Unë s’kam asnjë koment. Por nga i pari deri tek i fundit nga zyrtarët amerikanë duhet të hestin deri sa të flasin institucionet.
/T.Halili/AlbEu.com/