Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon bleta ose grerëza?

Piknikët verorë, udhëtimet dhe ditët në plazh mund të bëhen të sikletshme lehtësisht nga grerëzat që na afrohen, nëse kemi ushqime.

Ekspertët thonë se grerëzat dhe bletët nuk na sulmojnë nëse nuk ndihen të kërcënuara ose nuk prekni folenë e tyre.Për të shmangur thumbimet shmangni veshjen e parfumeve dhe aromave, si dhe veshjeve shumëngjyrëshe që tërheqin grerëzat. Nëse e gjeni veten pranë tyre, qëndroni të qetë.

Nëse jeni të pafat dhe pickoheni, helmi i grerëzës mund të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje, por edhe shok anafilaktik nëse jeni alergjik.

Disa nga simptomat janë kruajtje, marrje mendsh e të vjella, dhimbje barku, presion i ulët i gjakut, shkruan The Sun. Ajo që duhet të bëni është të lani zonën e pickimit me sapun dhe ujë, aplikoni akull ose një kompresë të ftohtë për dhjetë minuta për të zvogëluar ënjtjen.

Shmangni gërvishtjet dhe prekjen e pickimit për të parandaluar infeksionin të përhapet. Gjithashtu, mos aplikoni asnjë preparat si vajra, kremra, uthull, xhel.Nëse shfaqen simptoma më të forta, shkoni tek qendra shëndetësore më e afërt.


Shtuar 12.09.2022 19:28