SPAK ka filluar verifikimet për çështjen “McGonigal”, ish-zyrtarit të FBI i arrestuar pak ditë më parë, që kishte lidhje edhe me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vjen pasi deputeti demokrat Gazment Bardhi bëri kërkesë zyrtare ndaj SPAK për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.
Kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, që ditën e djeshme ka njoftuar deputetin deputetin për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.
Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.