PS i kërkon informacion prokurorisë së Përgjithshme se në cfarë faze janë hetimet për çështjen e privatizimit të CEZ. Në lidhje me këtë çështje është bërë kallëzim ndaj Berishës dhe 11 personave të tjerë.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar me shkresë ditën e enjte, më 17 shkurt kreut të SPAK, Arben Kraja dhe kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.
Per këtë arsye, me anë të kesaj Memo kerkojme të informohemi se ne cfarë gjendje apo shkalle procedimi eshtë ky kallezim”, thuhet në Memon e firmosur nga Taulant Balla.
Të kallëzuar janë gjithashtu edhe Ridvan Bode, Ish-Minister i Financave, Genc Ruli, ish ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës, Florion Mima, ish zv ministër, Enno Bozdo, ish zv ministër, Ledina Mandia ish Avokate e Shtetit , djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha.