Faramacistët kanë nisur të vaksinohen ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Vetë farmacistët janë shprehur se duhet të ishin vaksinuar më herët sepse rreziku për t’u infektuar ishte i lartë për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Deri më sot nuk na ka llogaritur njëri dhe ne jemi më të rrezikuarit. Për ne nuk u kujtua njeri. Vetëm tani na erdhi kontakti për tu vaksinuar”, ka thënë një farmaciste.
Kujtojmë se në Shqipëri ishin bluzat e bardha që u vaksinuan fillimisht dhe të moshuarit mbi 80 vjeç. /albeu.com/