Caktohet trupi gjykues i Adriatik Llallës në Gjykatën e Apelit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Mësohet se çështja e Llallës do të gjykohet nga gjyqtarja Netina Kosova. Anëtarët janë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Më 3 qershor, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ankimoi vendimin për dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë, pasi gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 20 maj me 2 vite burg.

Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij.

Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

 

 


Shtuar 24.06.2021 10:48