Buxheti për Arsimin, Rama: Do të rrisim pagat e mësuesve deri në 40%

Buxheti 2022 për Arsimin, Kushi: Do rishqyrtojmë tekstet, 110 milion lekë për shkollat e arsimit special

Ditën e sotme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryeministri Edi Rama po prezantojnë buxhetin e vitit 2022 për Arsimin.

Rama tha se, pagat e mësuesve do të rriten me 32%, por shtoi se do të realizojnë objektivin e rritjes deri në 40% brenda mandatit.

“Dëshirojmë që të ndajmë me ju disa aspekte të buxhetit të ri të ministrisë së Arsimit. Përtej buxhetit, si shifra përtej projeksioneve, që të ndajmë së bashku sfidat që kemi qoftë në funksion të këtij mandati, qoftë në funksion të përmbushjes së objektivave. Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. tanimë jemi t vetëdijshëm se sa shumë e impaktojnë jetën tonë dhe sa shumë ndërhyrjen në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit te familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimin e vetë, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale.

Nëse ky vit mbyllet përsëri me një rritje pagash për ju dhe nëse sot mesatarja bruto e paga neto e mësuesve është më e lartë. Edhe vitin e ardhshëm do të jetë i njëjtë dhe çdo vit tjetër. Thënë të gjitha këto dhe të marrë parasysh se tani më nuk e diskuton njeri se është hedhur një bazë e fortë në funksion të mësuesve nga ndërhyrjet e jashtme, nga politika, forca e ryshfetit që ka qenë një konstante e pa ndryshme për shumë vite, deri kur është vendosur dhe konsultuar sistemi i ri dhe i rekrutimit të mësuesve. Që mësuesit mos të spostohen sipas tekave apo dëshirave të lidhura me këto fenomene dhe duke iu dhënë atyre një garanci të plotë se vendi i tyre i punës bazohet te merita dhe jo te bindjet e tyre apo lidhjet e tyre farefisnore. Tani që është vënë dhe një bazë e mirë dhe për tekstet, pavarësisht faktit se ka nevojë për qëmtime dhe korrigjime, kemi nevoje që ta shohim me sy kritik veten.”, tha Rama./albeu.com

 

 


Shtuar 13.11.2021 10:57