Çaush Shehaj, i moshuari në Mallakastër i cili ndodhej në spital pas dhunës që i bënë dy të rinjtë gjatë vjedhjes së banesës së tij, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Ervis Halimi dhe Musa Gudo tashmë të arrestuar, hynë në banesën e të moshuarit, e dhunuan dhe nën kërcënimin e armës i grabitën 50 mijë lekë të vjetra.
Bashkëshortja e 89-vjeçarit, duke folur për mediat, mes lotësh lutej që të ishte ajo në vend të burrit të saj.
“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara./albeu.com