Parlamenti bullgar votoi një rezolutë për heqjen e vetos bullgare mbi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Shkupin, bazuar në një propozim të Presidencës franceze të Këshillit të BE.
Kjo praktikisht zhbllokoi procesin e integrimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të këshilli.për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.
Pas më shumë se katër orësh debati, projektvendimi u miratua me 170 vota pro (“Vazhdojmë ndryshimin”, “Bullgaria Demokratike”, GERB dhe MRF), 37 “kundër” (“Ka një popull të tillë”, ” Vazrazhdane”, katër nga BSP dhe dy të pavarur) dhe 21 abstenime (BSP, një nga “Vazhdojmë ndryshimin” dhe dy deputetë të pavarur).
Shqyrtimi dhe votimi i tri projekt-rezolutave të dorëzuara nga GERB, MRF dhe Bullgaria Demokratike në 48 orët e fundit arriti t’i kthejë deputetët në sallën plenare, pasi dy seancat e fundit dështuan për shkak të mungesës së kuorumit. /albeu.com