Tre fitore radhazi kanë ndezur edhe një herë ambientin në shtëpinë e Chelsea, më në fund, blutë shfaqën “shenja jete” pas një ecuri shumë negative. Ironi e fatit apo jo, por Chelsea u rikthye në lojë pas rikthimit të Armando Brojës.
“Bomberi” kuqezi është kthyer në një “armë” më shumë për trajnerin Pochettino, por për fat të keq nuk mundi të ishte në dispozicion të Shqipërisë, të trajnerin Sylvinho.
Broja u largua pasi ndjente shqetësim në gjurin e dëmtuar, por më sa duket asgjë nuk është serioze pasi sulmuesi kuqezi zbriti menjëherë në stërvitje, ndërsa ka shfaqur një formë të mirë, i gatshëm për sfidën e së shtunës kundër Arsenal në Premier League.
Klubi i Chelsea-t me anë të një video në faqen zyrtare ka postuar momente nga stërvitja ku shihet i buzëqeshur dhe në formë shumë të mirë.