Britanika ka vendosur që trafikanti shqiptar i drogës Agim Toska, i cili fshehu kokainën nën parket të paguajë mbi gjysmë milion paund të fituara nga aktiviteti i tij kriminal.
Sipas medias britanike, The Argus, Toska u kap me drogë të klasit A në Eastbourne të Britanisë së Madhe. Policia bastisi një shtëpi ku gjeti kokainë me vlerë 75 mijë paund, ku u zbulua edhe një sasi kanabisi me vlerë 50 mijë paund. Operacionet e drogës së Toskës u zbuluan pas kontrolleve të mëtejshme në shtëpinë e tij, celular dhe dokumente që vërtetonin lidhjen me grupet kriminale.
Ai doli para gjykatës këtë javë për të dytën herë ku u zbulua se kishte përfituar mbi 656 mijë paund nga aktiviteti i paligjshëm. Gjykatësja e urdhëroi shqiptarin që të paguajë 511 mijë Paund përndryshe do të vuajë edhe 7 vite të tjera shtesë pasviteve të dënuara nga aktiviteti i drogës. Sipas prokurorit që ka hetuar çështjen, Agim Toska ka 511 668 paund asete të cilat duhen konfiskuar.
Sipas The Argus, Toska ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen e drogës në Sussex. ADN-ja e tij u gjet në pronën ku ndërhyri policia në vitin 2019. Fillimisht në Korrik të po atij viti, policia ndaloi një Toyota Yaris dhe gjeti që Artur Schuli-n, një shitës makinash, por që kërkohej nga drejtësia italiane pasi është marrë me drogë.Personi i tretë i përfshirë në këtë grup është Marsel Toska, kushëriri i Agim Toskës.
Agim Toska u dënua me 9 vjet e 7 muaj burg me akuzën e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit dhe posedimin e aseteve të ngritura në paligjshmëri në Gusht të vitit 2019.