Duket se telashet për shqiptarët e paligjshëm në Britani po shtohen.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, ministrat britanikë po planifikojnë një deportim masiv gjatë javës së ardhshme të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmin e bëri të ditur britanikja “Daily Mail”, e cila shtoi se ky operacion, sipas saj, përfshin deri në 300 shtetas të huaj dhe besohet të jetë aksioni më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda 24 orëve.
Fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme britanike nisen për në Kurdistan-in e Irakut, Shqipëri dhe Bangladesh të martën.
Ata që po deportohen po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit Heathroë, ndërsa presin fluturimet, shkruan DM-ja.
Emigrantët janë kapur nga e gjithë Britania dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar.
Ndërsa departamenti refuzoi të komentonte detajet e fluturimeve të së martës, “Daily Mail” mësoi se mes të dëbuarve përfshihen kurdë irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladesh-it.
Ata do të fluturojnë, përkatësisht, në kryeqytetet e vendit të tyre.