Britania e Madhe kthen 26 shqiptarë në atdhe

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Britania e Madhe ka filluar të kthejë në atdhe shtetasit shqiptarë që qëndronin atje pa leje qëndrimi.

Bëhet me dije se 26 është numri i shqiptarëve të kthyer.

Të lidhura

None found

Sipas një njoftimi nga Home Office, shumica prej tyre kishin mbërritur në Britani me varka. Ndërsa një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime, duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.

 

Janë mbi 13,000 shqiptarë që kanë mbërritur në Britani me varka të vogla që nga fillimi i vitit.

Kthimi i shqiptarëve do të bëhet më i lehtë pasi Tirana i dha Britanisë së Madhe ‘garanci formale’ se do të merrnin masa ndaj personave me precedentë kriminalë.


Shtuar 20.01.2023 10:28