Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pak minuta më parë në Rrenxa, Bushat. Është qëlluar drejt një automjeti të parkuar, për këtë aryse fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.”- njofton policia.