Brenda burgut “VIP” të Koridallosit, banorët e zonës hipin në çati për të shkrepur foto të Babis 

Krahu i 6-të i burgut të Koridallosit është vendosur në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të të burgosurve “VIP” që po vuajnë dënimin brenda qelisë.

“Drita” e publicitetit së funsmi është fokusuar tek 49-vjeçari që vodhi veprat e Picasso dhe Montrian nga Galeria Kombëtare. “Artfreak” ndan të njëjtin oborr me Menia Fourthiotin dhe Babis Anagnostopoulos, vrasësin e Caroline Crouch. Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes Civile, i cili u pyet për zgjedhjen për të mbajtur të burgosurit e “famshëm” në krahun e 6-të të Korydallosit tha se ishte zgjedhje pasi ajo zonë ishte më e kontrolluar se tjetra.

“Rastet e tyre u raportuan gjerësisht në media dhe kështu u zgjodh një mjedis më i kontrolluar, të paktën për muajt e parë të paraburgimit të tyre, në mënyrë që të sigurohemi se nuk do të ketë ngjarje të pakëndshme.”

Por kjo zonë ka edhe problemet e saj. Siç shpjegojnë burimet për median greke ka shumë që përpiqen të shkrepin fotografi ose video të të burgosurve “të famshëm”. Rasti i fundit ndodhi me Fourthiotis, i cili pa një person të panjohur duke u përpjekur t’i bënte një foto teksa qëndronte tek oborri i burgut.

Prezantuesi i njohur, protestoi dhe kërkoi masa shtesë për të mbrojtur privatësinë e tij, ndërkohë që ka shumë që “ndjekin” Babis Anagnostopulos për të bërë një foto ose video.


Shtuar 5.07.2021 17:19