Brataj thirrje shqiptarëve: Mund të infektoheni me COVID-19 edhe pas vaksinimit

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

Pjesë nga diskutimet:

Ilir Alimehmeti: Kandidatët për deputetë janë të rrezikuar, për shkak të grumbullimeve.

covArtan Koni: E mira e të mirave është të mos kishim mitingje, fushatë elektorale. Në Fier le të vihej një ekran gjigant dhe z. Basha të fliste nga Tirana.

E njëjta gjë duhet të ishte dhe nga partitë e tjera politike, sepse vaksinuam kryetarin e partive dhe ai nuk ua shpërndan turmës, por problemi është se turma infekton njëri-tjetrin.

Shtuar 30.03.2021 10:03