REZULTATET/ Katar 2022, CR7 me gol ndihmon Portugalinë, fitojnë Holanda dhe Kroacia (VIDEO)

Janë mbyllur sfidat e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin Katar 2022.

Të martën mbrëma u zhvilluan 10 takime të Grupit A, E, G dhe H.

Në Grupin A, Portugalia mori fitore të madhe në udhëtim te Luksemburgu, duke triumfuar 3-1.

Portugalia po humbiste 1-0, por Diogo Jota shënoi në minutën e 45’ dhe më pas Cristiano Ronaldo në atë të 51’ për të përmbysur gjithçka.

Në fund, golin e rezultatit përfundimtar e shënoi Joao Palhinha në minutën e 80’.

Në Grupin E fituan favoritët, Belgjika e shkatërroi 8-0 Bjellorusinë, derisa Wales e mundi 1-0 Çekinë.

Në Grupin G Holanda dhe Norvegjia morën pikët e plota, duke fituar 7-0 kundër Gjibraltarit, respektivisht 1-0 kundër Malit të Zi.

Derisa Turqia në këtë grup barazoi 3-3 me Letoninë.

Në Grupin H, Kroacia e mposhti 3-0 Maltën, Çipëro e mundi 1-0 Slloveninë, derisa Sllovakia e mundi 2-1 Rusinë.


Shtuar 30.03.2021 22:48