Artan Hoxha: Ditën që doli urdhër arresti, Florenc Çapja u largua nga Shqipëria

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e arrestimit të Ardjan Çapjes dhe shpalljes në kërkim të Florec Çapjas.

Hoxha thotë se urdhër arresti ka dalë që në 16 mars, por ekzekutimi i tij u bë disa ditë më vonë.

Gazetari tha se në të njëtën datë që është nxjerr urdhër arresti, Florenc Çapja është larguar nga Shqipëria nga Rinasi.

“Urdhër arresti ka dalë dy javë para, pra pasditen e 16 marsit. Çuditërisht, në të njëjt ditë në orën 7 të mëngjesit, një person tjetër që ka dalë urdhër arresti, Florenc Çapja, ka dalë nga territori i Shqipërisë, nuk e di nëse është e qëllimshme apo rastësi, por ai është larguar nga Rinasi si një qytetar i thjeshtë së bashku me mikun e tij të ngushtë Bledar Muça.

Policia priti që të kthehet nga jashtë, por nuk është kthyer, në këto kushte është vendosur që të ndërhyet e të arrestojnë Ardjan Çapjan.”-tha Hoxha./Opinion.al


Shtuar 30.03.2021 22:37