Ish-Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani është larguar edhe nga Taxhikistani ku ishte strehuar.
Fillimisht ai u arratis nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit atje nga Talebanët dhe tani duket se i është larguar edhe më shumë vendit të tij.
Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mësohet se ai është pritur nga vendi i pasur I gjirit për të qenë më i sigurt atje.
Ghani tashmë nuk ka më post në Afganistan pasi e braktisi pozitën dhe vendin e tij e ka marrë përkohësisht zëvendësuesi i tij, Amrullah Saleh, i cili po udhëheq një rezistencë modeste në disa qytete të vendit.
Ish-Presidenti u kritikua shumë për braktisjen e vendit, por ai deklaroi nga Taxhikistani se e bëri me qëllim për të evituar gjakderdhjen në Kabul./albeu.com/