Braktisi Salianjin?! Alibeaj: Nuk braktis askënd, vendimi për burgosjen ishte politik

Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Salianji do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit, ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.

Lidhur me këtë vendim Alibeaj nuk pranoi që të jap një koment , ndërsa u shpreh se Salianji ka bërë një akt fisnik politik që pranoi të vuaj dënimin.

Ai hodhi poshtë zërat se ai e ka braktisur Salianjin.

‘Kam qenë edhe dëshmitar në proces për çështjen ‘Babale’, në këtë pozicion nuk më lejohet. Sepse s’dua të lëshoj mesazhe të gabuara, Salianji ka bërë një akt fisnik politik, jo si ata të Ramës që i janë fshehur drejtësinë.

Se di kush thotë që e kam braktisur, unë nuk braktis askënd, preferojë që të sakrifikohem un se sa të braktis. Por vendimi është akt politik. Ai është sakrifikuar dhe ka fituar vlera për atë gjest që bëri”, tha ai.


Shtuar 15.10.2024 21:20