Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se deklarata e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho se gjatë protestës së 8 janarit në selinë e PD do të vritej një deputet ishte shantazh.
Sipas tij e gjitha është një skenar i Edi Ramës për të fituar shumicën në Gjykatën Kushtetuese.
Berisha iu referua këtu deklaratës së Brahos se gjatë protestës do të vritej deputeti Enkelejd Alibeajt, bashkëjetuesja e të cilit, Marsida Xhaferllari është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Berishës, Ramës i duhet vota e saj për të shkarkuar presidenti Meta.
“Një njeri që njofton se do të vritet një deputet, ai njeri duhet të thirret që të nesërmen në Prokurori. Duhet të tregoi ose është bashkëpunëtor në krim. duhet të ndiqet penalisht nëse nuk jep prova dhe fakte”, tha Berisha.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Berisha tha se Rama i dërgoi truproja dhe këtë gjë ai e konsideroi si “shantazh të neveritshëm”.
“U duhet vota e saj (znj. Xhaferllari). Kjo është pastër një shantazh i turpshëm”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri e cilësoi Brahon si xhelat të diktaturës që ka përndjekur ish-të përndjekur politikë./euronews