Mesditën e sotme, deputeti socialist Erion Braçe, ka ndarë një video nga tregu në Lushnjë, ku ka komentuar lidhur me produktet e importuara nga vende të tjera të BE-së, apo rajoni.
Braçe thotë se qepa e Serbisë, domatja e Greqisë apo patatja e Gjermanisë, po konkurrojnë produktet tona të vendit, ndërsa thekson se kjo është një shenjë e keqe.
“Po dal nga tregu u Lushnjës dhe me thënë të drejtën më i mërzitur se kaq nuk kam qenë ndonjëherë. Domate Turqie, domate Greqie, patëllxhan Greqie, hurmë Greqie, mollë Greqie, patate Gjermanie, mollë Polonie, Moldavie. Gjithçka import. Qepë Serbie, e që konkurronin që të gjitha produktin e vendit, mollët e Korçës, pataten e Korçës, qepën e Korçës, domaten tonë, specin tonë,. Sallata ajsberg që vjen nga Italia, ndërkohë që ne kemi sallatën tonë lakrën fantastike. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht, është një shenjë shumë e keqe që në Lushnjë të ketë kaq shumë mall importi është një shenjë e keq.
Nuk e di pse ne dhjetorin janarin duhet tu kemi bosh e të mbytur me mall importi, Patjetër që kushton të shkosh të marrësh mall në Korçë, apo Lushnjë, fier e berat, por jam i bindur që kushton shumë më tepër transporti nga Polonia këtu, nga Greqia këtu. Edhe nëse fiton ashtu siç kishin hyrë në Kakavijë katër ditë më parë, është hall i madh për bujqit”, shprehet Braçe.