Dmitry Peskov u shpreh se nuk ka patur parakushte që dy vendet të fillojnë negociatat, pasi Ukraina u largua nga tryeza me insistimin e Britanisë së Madhe.
Pavarësisht disa zërave ndërkombëtarë që thonë se Moska dhe Kievi duhet të ulen në një tryezë dhe të arrijnë paqen mes tyre, asnjë nga liderët e këtyre dy vendeve nuk e dëshiron këtë gjë në këtë moment. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov deklaroi sot negociimi në një moment të tillë është i parëndësishëm dhe pa bazë.
“Ne me të vërtetë besojmë se tema e negociatave e paqes me Ukrainën tani është e parëndësishme, dhe ne kemi deklaruar vazhdimisht se nuk ka asnjë bazë për këto negociata”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, cituar nga agjencitë TASS dhe Interfax.
Madje, zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se nuk ka as parakushte që dy vendet të fillojnë negociatat, pasi Ukraina u largua nga tryeza me insistimin e Britanisë së Madhe. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dekret në tetor të vitit të kaluar duke deklaruar pamundësinë e negociatave me Putinin, i cili pak më parë kishte aneksuar ilegalisht katër rajone ukrainase të pushtuara pjesërisht nga trupat e Kremlinit në Rusi. Sipas AFP, dje Zelenskyy përjashtoi mundësinë për bisedime të mundshme me Moskën.
“Nuk shoh ndonjë kërkesë nga Rusia.Nuk e shoh në veprimet e tyre. Unë shoh vetëm arrogancë dhe vrasje në retorikën e tyre”, tha Zelensky.
Ndërsa Ukraina është në prije të ndihmës së SHBA-së dhe BE-së, Rusia deklaron se është duke e fituar luftën në Ukrainë.