Vrasja e Pëllumb Islamit në Athinë, policia areston një 23-vjeçar: Ishin pjesë e grupit “L”

Policia greke ka vënë nëpranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e 39-vjeçarit me origjinë shqiptare, Pëllumb Islami, i cili u ekzekutua në një lokal në Athinë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, 39-vjeçari ëhstë pjesë e grupit kriminal të njhur si “L”.

Mediat helene raportojnë se 23-vjeçari ka qenën nën shoqërinë e shqiptarit në momentin që ky i fundit ëhstë vrarë me armë, ndërsa ndodhej në lokal.

Burimet njoftojnë se grupi i shqiptarëve është arratisur me një jeep luksoz pas ngjarjes.

Në fillim u raportua se shqiptari u vra aksidentalisht por sipas hetimeve, ai ka qenë objektiv. Mediat greke raportojnë se 39 vjeçari ishte anëtar i grupit me të cilin banda “L” kishte mosmarrëveshje.


Shtuar 20.03.2023 19:19