Në Kroaci u votua qeveria e re e kryesuar nga Andrej Plenkoviç i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).
Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.
Pas kësaj, kryeministri dhe ministrat bënë betimin.
Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.