Gjermania rëndon taksën e duhanit, paketa e cigareve drejt 12 eurove në vitin 2030

Bazuar në një projekt të ri të Ministrisë së Financave, ekzekutivi gjerman synon të aplikojë një rritje më të lartë të taksës së produkteve të duhanit, duke tejkaluar parashikimet fillestare. Kjo nismë synon përmirësimin e shëndetit publik dhe forcimin e arkës së shtetit.

Të lidhura

None found

Dokumenti i siguruar nga Rrjeti Editorial Gjerman parashikon se çmimi për një paketë standarde me 20 cigare do të shkojë deri në rreth 12 euro për vitin 2030. Kjo vlerë është afërsisht 40 cent më e lartë krahasuar me atë që ishte llogaritur më herët.

Aplikimi i kësaj takse do të jetë gradual në baza vjetore dhe nuk kufizohet vetëm te cigaret, por shtrihet edhe te duhani me mbështjellje, ai për pipë, purot, si dhe zëvendësuesit e tyre, përfshirë lëngjet për cigaret elektronike. Për këto të fundit, çdo vit parashikohet një shtesë prej një cent për mililitër në pjesën e taksës.

Sipas autoriteteve, objektivat janë të dyfishta: të kompensohet hendeku buxhetor dhe të frenohet duhanpirja, veçanërisht në grupmoshat e reja. Llogaritjet tregojnë se kjo masë do të gjenerojë rreth 756 milionë euro të ardhura shtesë për buxhetin federal në vitin 2027, ndërsa duke filluar nga viti 2030, pritet të sjellë më shumë se 3.5 miliardë euro në vit.


Shtuar 15.07.2026 14:21

MatbetCasibomEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş