Liberalët Evropianë kritikojnë ashpër Ramën, mbështesin protestat: Shqiptarët meritojnë një qeverisje në shërbim të qytetarit, jo të pushtetit

Partia e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë hapur në krah të qytetarëve shqiptarë që prej 45 ditësh po zhvillojnë protesta në kryeqytet, duke hedhur kritika të forta ndaj ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama për akordimin e 4 milionë eurove për shfaqjen e reperit amerikan Kanye West. Në një mesazh të publikuar në platformat sociale, ALDE thekson se “Shqipëria nuk është në shitje”, duke iu referuar lëvizjeve qytetare kundër korrupsionit dhe planit të diskutueshëm të investimeve në ishullin e Sazanit.

Sipas reagimit, mijëra shqiptarë po demonstrojnë prej javësh në rrugët e Tiranës kundër korrupsionit dhe projektit të dyshimtë në ishull, ndërsa qeveria po përdor fonde publike në vlerën 4 milionë euro për një koncert të Kanye West, pavarësisht qëndrimeve të tij antisemite dhe afërsisë me ideologjinë naziste. ALDE shpreh keqardhje për këtë situatë dhe i bën thirrje familjes Trump se Shqipëria nuk mund të trajtohet si mall në treg.

Të lidhura

None found

Forca politike liberale evropiane rikonfirmon përkrahjen e plotë për protestuesit dhe kërkon një model qeverisjeje, i cili vendos interesin e qytetarëve përpara atyre të grupeve me pushtet. Deklarata e plotë përmban një mesazh të qartë: shqiptarët kanë të drejtë për një administratë që u shërben atyre, jo interesave të fuqishme.

ALDE Party përfaqëson një aleancë politike pan-evropiane që mbledh në gjirin e saj forcat liberale dhe demokratike nga vende të ndryshme të kontinentit, duke qenë pjesë aktive e spektrit liberal në institucionet e Bashkimit Evropian.


MatbetCasibomEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş