VIDEO/ Shembet dyshemeja kur dasmorët kërcenin! Dhëndri, nusja e miqtë përfundojnë në katin e parë, 35 të plagosur

Një ngjarje e frikshme u shënua në një ish manastir në Pistoia të Italisë. Papafingoja e katit të dytë të godinës u shemb pasi dasmorët po kërcënenin e festonin duke shkaktuar 35 të plagosur mes tyre dhe dhëndri e nusja.

Media italiane shkruan se mes të plagosurve ka dhe 5 persona në gjendje të rëndë.

Prokuroria e Pistoias ka hapur një hetim për shkakun e shembjes dhe pakujdesi raporton La Repubblica.

Mjekët, policia dhe zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për të shpëtuar të ftuarit të cilët ishin të pranishëm në dasmë.

Rreth gjashtëdhjetë të rinj po kërcenin për të festuar dasmën e dy miqve të tyre kur u gjendën papritmas në katin përdhes, i mbuluar me mbeturina.

Nusja, dhëndri dhe shumica e të ftuarve vinin nga Firence dhe kishin zgjedhur manastirin e dikurshëm, një strukturë që daton në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë, për të festuar dasmën. Ishin 150 të ftuar, por në momentin e shembjes vetëm rreth gjashtëdhjetë persona ishin duke kërcyer në një dhomë në katin e sipërm e cila më pas u shemb.


Shtuar 15.01.2024 13:19