VIDEO/ Drogë e fshehur në banane, kapen 46 kg kokainë me vlerë 2 mln euro në Greqi

Kontrollet e plota nga inspektorët nga “Autoriteti i Pavarur Doganor për Hyrjet” në Greqi çuan në një tjetër sukses të madh në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, me zbulimin dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kokainë, të fshehura me kujdes brenda një kontejneri me banane në frigorifer.

Pas kryerjes së kontrolleve nga Dogana e 3-të e Pireut në Greqi u sekuestrua një kontejner i dyshimtë me banane me origjinë nga Ekuadori me destinacion Pireun.

Pamje nga kontejneri plot me kokainë dhe banane

Protothema.gr raporton se gjatë kontrollit fizik u gjetën 40 pako me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike (kokainë), me peshë bruto dyzet e gjashtë kilogramë e katërqind e dyzet e pesë gramë (46.445 kg), të cilat u konfiskuan.

Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në 2.000. 000 euro.

Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me raste të tjera.


Shtuar 28.05.2024 17:46