Klubi i Laçit ka bërë të ditur afrimin më të fundit në këtë sesion merkatoje, duke siguruar shërbimet e portierit të ri Gabriel Guri në formë huazimi nga Sassuolo. Me këtë lëvizje, ekipi kurbinas forcon dukshëm sektorin e mbrojtjes me një futbollist, rruga profesionale e të cilit premton shumë për të ardhmen.
Talenti 20-vjeçar mbërrin në elitën e futbollit shqiptar pas një eksperience të çmuar formuese në disa prej çerdheve më prestigjioze të kontinentit. Në të kaluarën, ai ka veshur fanellat e skuadrave të moshave të Le Havre U-19, Paris Saint-Germain U-19 dhe Chateauroux U-17.
Të lidhura
None found
Operacioni për kalimin e gardianit të ri te Laçi u finalizua falë ndërmjetësimit të agjentit Bernard Kulla. Nëpërmjet një komunikate në platformat sociale, klubi bardhezi i uroi mirëseardhjen lojtarit dhe shprehu bindjen e plotë se ai do të jetë protagonist në një sezon pozitiv nën drejtimin e tyre.
