Arjol Bllaca firmos me Gjilanin, kontratë deri në verën e vitit 2029

Mesfushori Arjol Bllaca është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i SC Gjilanit, duke u bashkuar me skuadrën kuqe e bardhë që nga kjo e martë.

Të lidhura

None found

Klubi gjilanas njoftoi se ka finalizuar marrëveshjen me FC Prishtinën për blerjen e kartonit të futbollistit, ndërsa vetë Bllaca ka vënë nënshkrimin në një kontratë afatgjatë që e mban të lidhur me ekipin deri në përfundim të sezonit 2028/2029.

Në komunikimin zyrtar, Gjilani thekson se 22-vjeçari është një talent premtues dhe se pritet të jetë një element kyç në përmbushjen e synimeve të klubit gjatë viteve të ardhshme.

“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të konfirmojë se ka arritur akordin për kalimin e Arjol Bllacës në radhët tona. Pas marrëveshjes me FC Prishtinën për të drejtat federative, lojtari ka firmosur një kontratë që shtrihet deri në qershorin e vitit 2029”, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi.

Drejtuesit gjilanas kanë shprehur mirënjohje ndaj Prishtinës për qasjen korrekte gjatë negociatave, teksa i kanë dëshiruar Bllacës suksese me fanellën e re.

Kjo lëvizje përforcon strategjinë e Gjilanit në këtë peridhë merkatoje, ku skuadra po punon intensivisht për të kompletuar organikën përpara nisjes së sezonit të ardhshëm.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet