Aktivistja e klimës Greta Thunberg u arrestua ditën e sotme në Hagë, Holandë, gjatë një demonstrate të grupit mjedisor Extinction Rebellion kundër subvencioneve të karburanteve fosile. Thunberg u fut në një autobus nga policia holandeze së bashku me protestuesit e tjerë, të cilët u përpoqën të bllokonin një autostradë kryesore.
Aktivistja suedeze mori pjesë në një mobilizim të qindra njerëzve dhe u arrestua kur ajo dhe një grup prej rreth 100 personash tentuan të bllokonin autostradën A12. Kjo autostradë është bllokuar për orë të gjata më shumë se 10 herë gjatë muajve të fundit nga aktivistët që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund të gjitha subvencioneve të karburanteve fosile.
Në mobilizimet e mëparshme, policia i kishte çuar protestuesit e arrestuar në një pjesë tjetër të qytetit, ku i kishte liruar pa pasoja të mëtejshme.
🇳🇱 Greta Thunberg é presa na Holanda após bloquear estrada durante manifestação ambientalista.
Ativista se uniu a outros manifestantes que pediam o fim dos subsídios aos combustíveis fósseis. pic.twitter.com/AmIWq6tqrI
— Eixo Político (@eixopolitico) April 6, 2024
The amazing @GretaThunberg arrested for the 2nd time at the peaceful demonstration in The Hague to demand an end to the criminal fossil subsidies. Greta is set apart from the rest and kept in a police van. #StopFossilSubsidies #A12blokkade #StopFossieleSubsidies pic.twitter.com/uYxpFw7SB4
— lucas winnips (@LWinnips) April 6, 2024