Vapa ekstreme në Francë i merr jetën 3-vjeçarit, mbeti i bllokuar në makinë për 45 minuta

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë, ku një djalë 3-vjeçar humbi jetën pasi mbeti i bllokuar brenda makinës së familjes në Saint-Gratien.

Ngjarja vjen në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë të nxehti. Sipas mediave të huaja, fëmija u gjet pa ndjenja mbrëmjen e së mërkurës nga prindërit e tij.

Të lidhura

None found

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por pavarësisht përpjekjeve, 3-vjeçari u shpall i vdekur.

Mësohet se fëmija kishte mbetur i bllokuar në automjet për të paktën 45 minuta. Dyshohet se ai kishte hyrë vetë në makinën e parkuar pranë banesës dhe më pas nuk kishte mundur të dilte.

Franca regjistroi të mërkurën një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturën mesatare që arriti në 30°C. Ndërsa në Paris, temperaturat shënuan 40.3°C, duke kaluar pragun e 40°C për herë të katërt në 150 vitet e fundit.


Shtuar më 25.06.2026 16:39

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber