Ushtria izraelite sulmon Yemenin, objektiv kryesor grupi terrorist Houthi

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore gjatë ditës së sotme me qëllim goditjen e grupit Houthi në Jemen. Dhjetëra avionë luftarakë kanë sulmuar objektivat e grupit Houthi në portin Hodeida pasi këta të fundit kishin lëshuar një rraketë në drejtim të Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së (ushtria izraelite), adm. Daniel Hagari konfirmoi se ndër objektivat e goditura në “goditjet e sakta” ishin “portet dhe infrastruktura energjetike”, të cilat ai i akuzoi Houthi-t se i shfrytëzonin për “veprimet e tyre ushtarake”, duke përfshirë lëshimin e raketave dhe dronëve kundër Izraelit dhe sulmet. në transportin tregtar në Detin e Kuq.

“Kur Izraeli vepron kundër grupit Houthi, ai vepron për të gjithë komunitetin ndërkombëtar,” tha Netanyahu, duke shtuar se SHBA dhe shumë të tjerë “e kuptojnë mirë këtë”.

Teksa theksoi se Houthi është grupi i fundit aktiv iranian pas Hezbollahut, Hamasit dhe regjimit të Assad në Siri, ai shtoi se ky grup po e mëson në mënyrën më të vështirë të mundhsme se të sulmosh Izraelin, do e paguash shtrenjtë.

Grupi Houthi ka ndërmarrë disa sulme kundër Izraelit ku një pjesë e raketave të lëshuara kanë shaktuar dhe viktima në vend. Nga ana tjetër Izraeli nuk i ka kurayer asnjehrë armiqtë e tij dhe në këtë rast as grupin islamik Houthi, ku dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund grupeve terroriste.


Shtuar 19.12.2024 23:40

Tags: ,