Ushtria izraelite njofton se ka sulmuar një numër pozicionesh të Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite tha të enjten se kreu sulme kundër shtatë pozicioneve të Hezbollahut në Libanin jugor, ndërsa njoftoi gjithashtu arrestimin e një shtetasi izraelit të dyshuar për përfshirje në një komplot të mbështetur nga Irani për të vrarë zyrtarë izraelitë.

Autoritetet izraelite thanë përmes një deklarate se personi i arrestuar ishte një biznesmen me lidhje në Turqi, i cili mori pjesë në të paktën dy takime në Iran dhe se objektivat e mundshëm të komplotit përfshinin kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Arrestimi u bë muajin e kaluar, thuhet në deklaratë.
Përveç sulmeve izraelite të enjten, ushtria izraelite raportoi gjithashtu se disa dronë kishin kaluar nga Libani në territorin izraelit.

Sulmet e fundit ndërkufitare pasuan shpërthimet e radiove të dorës dhe pajisjeve të komunikimit “pager” të përdorura nga Hezbollahu në Liban, që shkaktuan vrasjen e të paktën 32 njerëzve dhe plagosjen e mbi 3,000 të tjerëve të martën dhe të mërkurën.

 


Shtuar 19.09.2024 15:54