Xhorxhia, Karolina e Jugut, Karolina e Veriut dhe Virxhnia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe janë në pritje të uraganit Ian.
Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, shtetet mund të vendosin burimet emergjente për t’u përgatitur për motin e mundshëm të rëndë në ditët në vijim.
“Uragani Ian është një stuhi e madhe dhe e fuqishme dhe parashikimet aktuale tregojnë se mund të ndikojë në pjesë të Virxhinias nga fundi i kësaj jave deri në fillim të javës së ardhshme,” tha guvernatori i Virxhinias Glenn Youngkin në njoftimin e tij .
“Ne duam të sigurojmë që komunitetet tona të kenë burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur dhe rikuperuar nga çdo efekt i mundshëm nga stuhia.
Në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, në kushtet e jashtëzakonshme është ndaluar edhe rritja e çmimeve,
“Ne ende nuk e dimë saktësisht se si kjo stuhi do të ndikojë në shtetin tonë, por është e qartë se kjo do të jetë një ngjarje e rëndësishme shiu për pjesën më të madhe të Karolinës së Veriut dhe tani është koha që njerëzit të përgatiten”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper.
Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster , u bëri thirrje banorëve që të jenë të përgatitur për çdo rast të paparashikuar.